Adele bën rrëfimin e papritur: Në kohën e karantinës konsumoja në drekë 4 shishe verë

Adele bën rrëfimin e papritur: Në kohën e karantinës konsumoja në drekë 4 shishe verë

15:23, 29/03/2023

Duket se pandemia ndikoi jo për mirë tek Adele! Artistja bëri të ditur se gjatë kohës së karantinës, ka kosumuar 4 shishe verë para dreketës. ‘The Sun’ raporton se artistja tashmë ka hequr dorë nga alkooli por vendosi që ta ndajë këtë ngjarje me publikun.

Ajo e zbuloi këtë gjë teksa mbaroi performancën e saj të parë në The Colosseum në Caesars Palace.

”Më kujtohet kur erdha këtu në Covid, në mbyllje, ishte ora 11 e mëngjesit dhe unë kisha pirë katër shishe verë” tha ajo.

Këngëtarja 34-vjeçare u bë kryefjalë në vitin 2019 pasi humbi më shumë se 7 kile pasi hoqi sheqerin dhe pijet alkoolike nga dieta e saj.

Ajo vitin e kaluar i tha Oprah Winfrey-t gjatë një interviste në CBS se kishte “ndaluar së piri” pasi babai i saj ndërroi jetë nga një sëmundje. Këngëtarja, e cila është nënë e një djali, tani është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul.

“Thjesht duhet të pish ujë dhe të jesh e matur si çdo gjë.”-përfundoi fjalën e saj Adele.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco