Pas Prime, Kiara publikon mesazhin e 'koduar'

Pas Prime, Kiara publikon mesazhin e 'koduar'

10:03, 29/03/2023

Kiara Tito tashmë mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Me postime të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj. Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një mesazh që duket më shumë për komentet negative që ka marrë se fundmi, si për të treguar se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”-shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory, ku në të është ajo dhe Luizi.

Kujtojmë se Kiara Tito ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania. Në përballej me aktoren Olta Gixhari, Kiara doli më pak e votuar nga publiku dhe u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme të shtunën që lamë pas.

Por, pas kësaj Kiara ka nisur postimit në llogarinë e saj të Instagramit duke treguar mbështetjen për partnerin e saj, Luiz Ejlli që po vazhdon rrugëtimin në BBVA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco