Dalin pamjet nga përleshja brutale e yllit të UFC-së me reperin italian

Dalin pamjet nga përleshja brutale e yllit të UFC-së me reperin italian

15:44, 28/03/2023

Ylli i  UFC-së, Marvin Vettori është kapur në kamera duke goditur me grusht reperin dhe boksierin italian Omar Nguale Ilunga gjatë një zënke masive në një event boksi.

Vettori kishte qenë në mesin e të pranishmëve për një meç të WBC për peshën super të mesme të premten.

Italiani Ivan Zucco mundi Germaine Brown në ndeshjen kryesore të shfaqjes së fundit të DAZN në Allianz Cloud Arena.

Ylli i UFC, Marvin Vettori u pa në kamera duke goditur me grusht në tokë një reper italian

Një përleshje ka ndodhur larg ringut mes mikut të Vettorit, Tony Effe dhe kolegut të reperit italian, Ilunga.

Sipas reporterit të MMA, Al Zullino, dy reperët thuhet se kishin pasur një mosmarrëveshje që çoi në një sherr në turmë.

Vettori mund të shihet në video duke gjuajtur me grushte Ilungan, i cili njihet edhe si Ion Real Deal.

Vettori, djathtas, kapërceu Roman Dolidze në meçin e tyre për peshën e mesme në UFC 286 në Londër.

Goditjet bënë që  Ilunga, një boksier profesionist me rekord 23 fitore dhe 2 humbje, të rrëzohej në tokë.

Stafi i sigurisë u pa duke ndërhyrë për t’i dhënë fund sherrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco