'Isha me Mbresën, tani jam në një lidhje me Melisën'/ Ish-banori i 'BBVK' plas bombën

'Isha me Mbresën, tani jam në një lidhje me Melisën'/ Ish-banori i 'BBVK' plas bombën

12:39, 28/03/2023

Brenda formatit “Big Brother Vip Kosova”, Melisa Lleshi krijoi një shoqëri të ngushtë me finalisten Mbresa Hajrullahu.

Me të përfunduar formati u vu re se vajzat që i kishin premtuar njëra-tjetrës që do ta vazhdonin miqësinë e tyre jashtë, papritur nuk flisnin. E mesa duket “molla e sherrit” midis Mbresës dhe Melisës, qenka një djalë, ish-banori i “BBVK” Blasta.

Së fundmi, Blasta ka pretenduar që me të dyja vajzat ka pasur raporte të shkurtëra, me Mbresën përpara Big-ut kurse me Melisën me të mbaruar aventura televizive.

“E vërteta qëndron kështu. Unë me Mbresën e kemi pasur kohë para “Big Brother-it” një lidhje të shkurtër, nëse mund t’i themi kështu. Të ngjashme e kam pasur me Melisën pas “Big Brother”. Kur kemi dalë jashtë, Melisës i kam treguar që kam pasur një lidhje me Mbresën më herët. Arsyeja përse nuk ia kam përmendur në “BBVK” është sepse nuk kam pasur dëshirë të ndikoj në lojë dhe nuk është krenari. A jam molla e sherrit apo jo? Nuk e di. A mundem me qenë njëra nga arsyet. Ndoshta. Këtë duhet ta sqarojnë ato”, është shprehur Blasta.

Mbi pretendimet e tij akoma nuk ka pasur asnjë reagim nga dy vajzat, Mbresa dhe Melisa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco