Publikohet një foto e Shakirës me mashkullin që pretendohet se ka nisur një lidhje të re dashurie

Publikohet një foto e Shakirës me mashkullin që pretendohet se ka nisur një lidhje të re dashurie

11:16, 28/03/2023

Shakira mund të ketë gjetur dashurinë. Kështu pretendojnë mediat spanjolle, të cilat kanë bërë të ditur se artistja është fotografuar krah një burri misterioz.

46-vjeçarja po zhvendoset në Florida pasi nënshkroi një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve me ish partnerin Gerard Pique.

Ndjekësit kanë hamendësuar nëse ajo do të largohet nga Barcelona me djemtë e saj Milan, dhjetë vjeç dhe Sasha, që pas publikimit të tradhtisë së Pique

Mediat spanjolle ‘OK Diario’ thotë se nëna e dy fëmijëve mund të ketë një arsye tjetër për të përshpejtuar lëvizjen e saj në Miami, e kjo për shkak të një burri misterioz.

“Duket se këngëtarja kolumbiane po kalon me mashkullin misterioz që e takoi në Miami dhe ka qenë në kontakt me të për katër muaj.”

Nuk ka pasur asnjë koment nga Shakira për raportet spanjolle, raporton DailyMail.

Shakira dhe Pique i dhanë fund lidhjes së tyre pas 11 vitesh së bashku. Ata nënshkruan marrëveshjen në një gjykatë në Barcelonë muajin e kaluar. Si pjesë e marrëveshjes, futbollisti Pique, tashmë në lidhje me bukuroshen katalanase Clara Chia, 23 vjeç, do të kalojë pushimet me fëmijët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco