Alketa i bashkohet trendit të mamave 'cool'! Shfaqet duke u puthur në buzë me djalin e saj

Alketa i bashkohet trendit të mamave 'cool'! Shfaqet duke u puthur në buzë me djalin e saj

12:46, 27/03/2023

Ndonëse është një nga personazhet më të njohur të ekraneve shqiptare, Alketa Vejsiu kur vjen puna tek jeta private ka qenë gjithmonë hemetike.

Sidomos dy fëmijët e saj, moderatorja ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut dhe mediave sociale. Mirëpo këtë “rregull” të Alketës e theu disa kohë më parë vetë vajza e saj Nicole duke bërë publike llogarinë e saj në Instagram, ku ishte shumë aktive me foto dhe biseda virtuale me ndjekësit e saj të shumtë.

Ndërsa sa i përket djalit, kanë qenë të pakta herët kur Alketa e ka postuar në Instagramin e saj, por gjithmonë pa ia zbuluar fytyrën.

Edhe së fundmi ajo ka ndarë një foto me Lionelin duke e puthur në buzë.

Si duket edhe moderatorja bën pjesë në grupin e “mamave cool” që i puthin fëmijët e tyre në buzë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco