Angelina Jolie kaloi 3 orë takim me miliarderin e njohur

Angelina Jolie kaloi 3 orë takim me miliarderin e njohur

12:30, 27/03/2023

Angelina Jolie dhe David Mayer de Rothschild shijuan një drekë së bashku.

Aktorja, 47 vjeçe, dhe miliarderi britanik, 44 vjeç, u panë duke lënë restorantin Nobu në Malibu, Kaliforni. Page Six raportoi se takimi zgjati tre orë. Jolie ishte veshur me një fustan të zi me prerje anash. Ajo e aksesoi pamjen me një palë taka të zeza dhe syze dielli.

Në fotot e siguruara nga Page Six, ylli i “Maleficent”, u pa e buzëqeshur. Edhe Mayer de Rothschild, i cili është pjesë e familjes më të pasur në botë, është shfaqur me humor të mirë, duke buzëqeshur së bashku me Jolie. Biznesmeni kishte veshur një palë pantallona blu, një këmishë gri, xhaketë dhe këpucë të zeza.

Nuk dihet ende nëse dyshja kishin dalë për të diskutuar biznes apo mes tyre ka nisur diçka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco