Banorët e BBV dëgjojnë në ankth, breshërinë e plumbave mbi TCH: Çfarë ishte kjo??? - Kallash! - Thashë se ishte këtu brenda!

Banorët e BBV dëgjojnë në ankth, breshërinë e plumbave mbi TCH: Çfarë ishte kjo??? - Kallash! - Thashë se ishte këtu brenda!

07:00, 27/03/2023

Mbrëmjen e së dielës, pas mesnate, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë kundër ambienteve të Top Channel në Tiranë, pranë shtëpisë ku po zhvillohet spektakli Big Brother VIP. Nga breshëria e plumbave ka mbetur i vrarë roja i sigurisë, 60-vjeçari Pal Kola. Banorët që po qendrojnë në BBV e kanë dëgjuar breshërinë e të shtënave dhe kanë reaguar nga brenda, pa mundut të marrin asnjë informacion për çfarë po ndodh jashtë. Qetësori, Kristi dhe Nita kanë dëgjuar duke parë njeri-tjetrin me pikëpyetje.

Kristi pyeti: Çfarë ishte kjo???

Qetsori: Kallash!!!

Kristi: Thashë se ishte këtu brenda!!!

Nita: Ishte afër!

Policia e Tiranës dha këtë iInformacion paraprakisht:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco