Të çmendur pas saj! Rihanna merr propozimin për martesë…nga një fans i flaktë

Të çmendur pas saj! Rihanna merr propozimin për martesë…nga një fans i flaktë

09:36, 24/03/2023

Thuhet se policët u thirrën në shtëpinë e Rihanna-s pasi një burrë u përpoq të hynte fshehurazi në pronën e këngëtares për t’i kërkuar dorën e saj për martesë.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles konfirmoi për mediat e huaja se burri u arrestua në pranë shtëpisë së saj në Beverly Hills për shkelje.

Burri udhëtoi nga Karolina e Jugut për t’i propozuar martesë yllit të R&B përpara se planet e tij të prisheshin nga ekipi i saj i sigurisë.

Stafi i Rihanna-s thirri menjëherë policinë dhe burri u shoqërua me pranga.

Image

Megjithatë, duke qenë se burri i paidentifikuar nuk shkoi më larg se rruga e e shtëpisë së këngëtares, ai thjesht u mor në pyetje dhe më vonë u lirua.

Nuk dihet nëse Rihanna, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe ASAP Rocky , ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtares i është dashur të përballet me vizitorë të padëshiruar që shfaqen në pragun e saj.

Në vitin 2018, një burrë i quajtur Eduardo Leon u arrestua pasi ai dyshohet se hyri në shtëpinë e fitueses së Grammy në Hollywood Hills dhe priti atje për më shumë se 12 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco