Georgina: Ronaldo nuk është materialist, i kam dhuruar tre automjete

Georgina: Ronaldo nuk është materialist, i kam dhuruar tre automjete

21:09, 23/03/2023

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen me deklaratat kontradiktore në një intervistë në emisionin “El Hormiguero”, duke pretenduar se ajo dhe Cristiano Ronaldo nuk janë materialistë, por gjatë bisedës është lavdëruar për dhuratat që i ka blerë.

Influencuesja, e cila u bë e njohur falë lidhjes me superyllin portugez, ka qenë e ftuar në televizionin spanjoll Antena 3, ku ka folur për sezonin e dytë të serialit “Soy Georgina”, i cili do të nisë të shfaqet në Netflix.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për detajet e jetës së tyre private dhe për shkak të një komenti ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Përkatësisht, Georgina ka folur për festën e ditëlindjes dhe çfarë i ka dhuruar Ronaldo. Pasi në vitin e kaluar Burj Khalifa u ndriçua në nderim të saj, kësaj radhe ka thënë se Cristiano ia ka dhuruar “kohën e tij”.

“Rastësisht ditëlindjet përkojnë gjithmonë me ndeshjet dhe kemi kaluar disa bashkë gjatë karrierës së tij. Këtë vit, ai ma kushtoi kohën e tij dhe u ndjeva shumë e lumtur”, ka theksuar 29-vjeçarja.

E pyetur nga prezantuesi Pablo Motos se çfarë mund t’i blejë ajo një mashkulli që ka gjithçka, Georgina theksoi se nuk janë materialistë, por se i ka dhuruar tre automjete dhe se nuk do ta bëjë më këtë sepse nuk është origjinale.

Përgjigja kontradiktore e influencueses tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale dhe shumë shpejt në llogarinë e saj vërshuan komentet dhe kritikat e shumta.

“‘Cristiano nuk është materialist… I bleva tre automjete’, e gjithë intervista e tillë, sipërfaqësore dhe luks”, thuhet në njërin preh shumë komenteve të ngjashme.

Intervista u përhap shpejt në Twitter, me komente kryesisht kritike ndaj deklaratave të Georginas. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco