Kiara ‘e dorëzuar’ para Oltës: Jam e nderuar që do dal nga ti

Kiara ‘e dorëzuar’ para Oltës: Jam e nderuar që do dal nga ti

19:38, 23/03/2023

Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë ‘kokë më kokë’ në nominim këtë javë dhe njëra prej tyre do të largohet nga “Big Brother Vip” të shtunën. Me sa duket, Kiara ka një parandjenjë që ajo do të jetë e eliminuara e këtij televotimi dhe këtë gjë e ka shprehur edhe në shtëpinë e “BBV”.

Në një diskutim të fundit me Oltën, Kiara u shpreh se “është e nderuar” që do të dalë nga një nominim përballë aktores.

Biseda:

Kiara: Ti e di shumë mirë se si do shkojë, e ndjen. Në nominim nuk je me Kiarën dhe Luizin, je vetëm me Kiarën. Nëse do ishte vetëm me Luizin, mund të dilje ti. Unë jam e nderuar që do dal nga e madhja Olta Gixhari.

Olta: Ju jeni dy, nuk është se ti je vetëm, ke edhe Luizin. Edhe unë jam e nderuar që do dal nga ty, e kam seriozisht. Ne po e respektojmë shumë njëra-tjetrën, po bëjmë lojë shumë fisnike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco