'Nuk bëhem palë me gjërat e pavërteta!' Elvis Pupa thotë se mund të largohet të dielën nga BBV

'Nuk bëhem palë me gjërat e pavërteta!' Elvis Pupa thotë se mund të largohet të dielën nga BBV

17:28, 23/03/2023

Elvis Pupa ka deklaruar në një bisedë të fundit me banorët se do të largohet nga shtëpia të dielën nëse ditën e shtunë nuk eleminohet ajo që e mendon ai se duhet të eleminohet mes Kiarës dhe Oltës.

"Unë të shtunën e marrë vesh nëse iki të dielën apo rri edhe pak. Ka mundësi të iki të dielën. Nuk më pëlqen, nuk kam lidhje. Kam menduar një gjë, nëse funksionon një gjë të shtunën siç e kam menduar unë do rri, në të kundërt do dalë. Nuk e kam me një individ të caktuar, e kam me lojën. Gjërat që nuk janë të vërteta, nuk më pëlqejnë. Nuk bëhem dot palë. Kam kujtuar se kisha ndryshuar, por jo"- tha ai.

Nuk dihet se kujt i referohet Elvisi, por një pjesë e njerëzve mendojnë se i referohet nominimit Olta-Kiara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco