Luizi deklaron se do lë lojën po doli Kiara, Olta deklaron se lë lojën po doli Luizi

Luizi deklaron se do lë lojën po doli Kiara, Olta deklaron se lë lojën po doli Luizi

14:47, 22/03/2023

Përballja kokë më kokë e Kiarës dhe Oltës ka nisur shumë polemika në shtëpinë e Big Brother e sidomos deklarata e Luizit.

Ky i fundit gjatë prime, por edhe pas spektaklit ka deklaruar se do të largohet nëse Kiara e humb këtë nominim.

Kjo deklaratë e ka bërë Oltën të ndihet keq dhe gjatë një bisede me Dean tha se edhe ajo do lë lojën nëse Luizi largohet. Sipas Oltës loja nuk ka kuptim pa Luizin pasi ai ka luftuar për të qenë këtu.

OltaNa ka lodhur trutë. Larg qoftë nëse ai lë lojën unë bëhem tym. Nuk ka mundësi të lë ai lojën. Ta lë unë lojën është normale, kam djalin, kam burrin, do iki në Kuba, dua të shkoj në Bali, po ai ça dreqin ka? Do dalësh po doli Kiara? Ok rri se po dal unë se s’më plas fare, iki në Bali aty dhe ja! Pse të ndihem në faj se doli Kiara?! Po doli Kiara, del Luizi, unë ndihem në faj. Më mirë iki sesa ai të lë lojën. Ai e ka shumë të rëndësishme, e ka studiuar moj, është lodh, e meriton, le ta vazhdojë, iki unë në Bali. Më lodhi trutë. Këto ditë do iki unë. Ai ka lënë shpirtin këtu. E ka studiuar këtë lojë. E meriton ta fitojë Luizi! Ai është i lindur për këtë lojë. Nëse ai del, unë do i them tërhiqu, do dal unë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco