Keisi i dha fund raportit mes tyre, Kristi: Dhashë maksimumin, nuk e përballoja dot

Keisi i dha fund raportit mes tyre, Kristi: Dhashë maksimumin, nuk e përballoja dot

20:28, 21/03/2023

Lidhja e tyre ngjalli shumë interes në syrin e publikut por nuk zgjati shumë. Dy banorët Keisi dhe Kristi i kanë dhënë fund lidhjes dhe afrimitetit të tyre aty brenda. Së fundmi Luizi ka vendosur të ftojë për një ecje gjatë pishinës Kristin ku e ka pyetur lidhur me marrëdhënien që kishte krijuar me Keisin.

Kristi është shprehur se nuk e përballonte dot por gjithashtu u tregua i hapur për të provuar lidhjen edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip2”

Pjesë nga biseda:

Kristi: Unë ndoqa intuitën time punon apo jo njohje ishte pëlqim.

Luizi: Të mbetet gjë merak, diçka që do doje të bëje ndryshe gjatë lidhjes me Keisin ?

Kristi: Unë dhashë maksimumin tim sinqerisht, emocionalisht në çdo gjë edhe ajo ka investuar për lidhjen ama arriti në një pike si ne jetën e vërtete qe nis diçka si pëlqim dhe ti shpreson të kthehet në marrëdhënie te vërtetë. Por kur nuk shkon më, nuk shkon më, çfarë të them unë nuk mundem ta forcoj unë nuk jam tip që insistoj të gjithë e dinë.

Mendoj që bëmë shumë mirë që arritëm në atë përfundim. Unë se përballoj, nuk i përballoj dot gjithë ata njerëz që më thoshin është lidhje e rreme. Të them të vërtetën nuk e përballoj dot.

Nuk dua ta vështirësoj një marrëdhënie e cila është e vështire kishte shumë pyetje ku do e çojmë, si do e zhvillojmë edhe unë i thash shiko e mbyllim në mënyrën më të mirë. Po të ketë arsye me vonë që ta rifillojmë po të duam ta ri mendojmë mund ta vazhdojmë jashtë. Unë nuk e përballoja dot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco