Ed Sheeran shpërthen në lot, flet për sëmundjen e rëndë të gruas së tij

Ed Sheeran shpërthen në lot, flet për sëmundjen e rëndë të gruas së tij

18:09, 21/03/2023

Artisti i njohur, Ed Sheeran ka shpërthyer në lot gjatë trailerit të parë të serisë së tij të re dokumentare “The Sum Of It All”.

Këngëtari, 32 vjeçar ka treguar uljet dhe ngritjet e jetës së tij në serialin me katër pjesë në Disney+, i cili do të transmetohet më 3 maj. Traileri fillon me Edin duke folur për fëmijërinë e tij, e duke thënë: ‘Ai djalë nuk rritet për t’u bërë një yll pop. Është kaq e pamundur’.

Videot e fëmijërisë së Edit ndërthuren me klipe të tij në skenë gjatë turneut të tij të shitur në arenë. Shikuesit do kenë mundësi ta shohin atë që nga fillimi i karrierës së tij e duke u bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës.

Ed përshkruan takimin me mikun e tij më të mirë Jamal Edwards, i cili ndërroi jetë papritur vitin e kaluar.

Jamal, producent muzikor dhe djali i yllit të Loose Women, Brenda Edwards, vdiq tragjikisht pas një arresti kardiak të shkaktuar nga kokaina dhe alkooli në shkurt 2022 në moshën 31-vjeçare.

Gruaja e Edit Cherry Seaborn shihet gjithashtu në dokumentar. Dyshja janë parë duke dalë në takime së bashku, dhe Edi thotë: Gjithçka në jetën time u bë shumë më e mirë kur Cherry hyri në të.

Megjithatë, seriali thellohet në çështjet shëndetësore të Cherry. Ed ka zbuluar se çifti ishte i rrënuar nga ‘frika, depresioni dhe ankthi’ asi Cherry u diagnostikua me tumor që ajo nuk mund ta trajtonte deri pasi të kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Ed shihet duke shpërthyer në lot në makinë teksa vdekja e mikut të tij e shoqëruar nga beteja shëndetësore e Cherry bëhet dërrmuese për të.

Gjithashtu shfaqet një klip ku ai qan në skenë, ku Cherry thotë: “Nuk e kam parë kurrë të qajë në skenë”.

Traileri përfundon me video më të gëzuara të Edit duke festuar ditëlindjen, duke luajtur në skenë dhe duke qeshur me miqtë e tij teksa thotë se “jeta mund të jetë e paparashikueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco