I zë vendin Arian Konomit? Ronaldo Sharka si opinionist në ‘Përputhen’

I zë vendin Arian Konomit? Ronaldo Sharka si opinionist në ‘Përputhen’

16:24, 21/03/2023

Ronaldo Sharkën do e shohim në një format ndryshe nga ai i prezantuesit, në atë të opinionistit. Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’ do jetë në rolin  e opinionistit në formatin e dashurisë ‘Përputhen’. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një  postimi në ‘instastory’.

Ai ka treguar se do të jetë në këtë rol për disa ditë, duke i zënë vendin në këtë mënyrë opinionistit të njohur, Arian Konomit.

‘Sot dhe në ditët në vazhdim, mund të më ndiqni në rolin e opinionistit në Përputhen’

Image

Nuk dihet se për sa kohë do jetë në këtë pozicion Ronaldo, e se çfarë po ndodh me Arianin.

Kujtojmë se Ronaldo përfundoi shumë shpejt rrugëtimin brenda shtyëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, e pas daljes, i ndodhi ngjarja e rëndë, vdekja e të atit. Mirëpo, pavarësisht kësaj sfide, ai po di sesi të rimëkëmbet e të ecë përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco