Në një nominim 'kokë më kokë' Olta dhe Kiara? Luizi është i bindur që Olta do të eliminohej

Në një nominim 'kokë më kokë' Olta dhe Kiara? Luizi është i bindur që Olta do të eliminohej

10:04, 21/03/2023

Luizi nuk e do një përballje kokë më kokë mes Kiarës dhe Oltës dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe kësaj të fundit.

Aktorja ka shprehur më shumë se një herë që dëshiron të dalë në nominimin me Kiarën, por së fundmi Luizi është shprehur i bindur se Olta do të eliminohej, me një “llogari matematikore”.

Diskutimi:

Luizi: Të gënjen mendja se ti një kokë me dy koka në nominim, mund të rrish ti. Nëse ti del kokë më kokë me Kiarën, nuk je me një kokë je me dy koka.

Olta: Po punë e madhe ore le të dal! Ça do bëj do të të duroj ty.

Luizi: Mos u bëj budallaqe, e kam seriozisht. Po janë 14 persona, të dalësh ti e të rrijë Antoneta, a e ke seriozisht?

Olta: Po ik o Luiz le të dal. Po tani pse e mendon ti që do dalim ne të dyja më pak të preferuarat?

Luizi: Ti po thua që dua të dal kokë më kokë me Kiarën.

Olta: (Kiarës) Ia the me vrap mi? Gjëja e parë që i the kjo ishte?

Kiara: Jo, ia thashë të gjitha.

Olta: Pse more mos të dal kokë më kokë, kam frikë? Pse ti je kaq i sigurt që dal unë?

Luizi: I ke bërë llogaritë se sa na mbështesin ne e sa ty?

Olta: Ku e di ti?

Luizi: Me çfarë kemi parë deri tani, nuk je kurrkund me dy bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco