Brenda 24 orëve, mblidhen mbi 10 mijë dollarë për Luiz Ejllin në 'Go Found Me'

Brenda 24 orëve, mblidhen mbi 10 mijë dollarë për Luiz Ejllin në 'Go Found Me'

16:31, 20/03/2023

Faqja zyrtare e Luizit në Instagram ende s’kishte reaguar drejtpërdrejt për llogarinë “GoFoundMe”të hapur nga kunati i konkurrentit, megjithëse kishte promovuar llogarinë e këtij të fundit.

Mirëpo sot, personi që fshihet pas llogarisë së Luizit (Jurgena, shoqja e tij), ka treguar se në fakt e mbështet nismën dhe “kërkon” kontribut parash për këngëtarin.

“SQARIM: “GoFoundMe” është një platformë amerikane dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”.

Mirëpo, në llogarinë zyrtare të këngëtarit ende lë dyshime qëllimi i mbledhjes së këtyre fondeve, pavarësisht platformës transparente me të cilën po operohet.

“Për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore” është fjalia që ende i lë ndjekësit në dyshime, duke rikujtuar edhe problemin shëndetësor të Luizit, që më vonë vetë këngëtari e quajti një gënjeshtër.

Deri tani, 94 persona kanë kontribuar me 10,025$ dollarë për Luiz Ejllin, ndërsa kontributet vazhdojnë të rriten për të kapur shifrën 250,000 dollarë, që në fakt është më e lartë se çmimi i “BBV”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco