Taylor Swift fillon turneun “Eras” tre orë të gjatë me 44 këngë

Taylor Swift fillon turneun “Eras” tre orë të gjatë me 44 këngë

16:08, 18/03/2023

Kanë kaluar pesë vjet nga turneu i fundit i pop yllit botëror Taylor Swift. Gjatë kësaj kohe ajo ka publikuar katër albume, duke përfshirë “Folklore” të shpërblyer me çmimin Grammy.

Mungesa e saj live – e detyruar nga pandemia – ishte padyshim zhgënjyese, sepse shfaqja e saj e parë ishte një ekstravagancë tre orëshe, duke përfshirë 44 këngë nga e gjithë karriera e saj.

“Nuk mund të them se sa shumë më ka marrë malli për ju”, u tha Swift fansave, kur u ngjit në skenë për natën e hapjes së turneut të saj “Eras”, shkruan BBC.

Ylli kishte premtuar se shfaqja do të ishte “një udhëtim nëpër të gjitha epokat e mia muzikore” dhe kërkesa për bileta ishte aq e madhe sa bëri që sistemet e Ticketmaster të rrëzoheshin.

Pavarësisht kësaj, turneu theu rekordin për më shumë bileta koncerti të shitura nga një artist në një ditë të vetme në 2.4 milionë.

Rreth 80,000 fansa ndoqën koncertin e parë në Stadiumin State Farm të Arizonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco