Post Malone thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore mes shqetësimeve të fansave për humbjen në peshë

Post Malone thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore mes shqetësimeve të fansave për humbjen në peshë

15:17, 08/02/2023

Post Malone ka mbyllur pretendimet se është akoma në ndikim të drogës pasi fansat u shprehën të shqetësuar për humbjen e tij drastike në peshë.

Sipas TMZ, reperi – emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post – ‘insiston se është i lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore’.

Burime pranë Malone, 27-vjeç, thonë për median se fansat e tij nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse “ai nuk konsumon drogë apo nuk është i sëmurë”.

Në fakt, ata thonë se kohët e fundit ka shtuar peshë për një rol në film, por që atëherë “i përmbahet një diete të rreptë dhe stërvitet”.

Përveç kësaj, reperi ka performuar në disa koncerte që nga shtatori, gjë që ka kontribuar edhe në humbjen e peshës së tij.

Babai i Malone, Rich Post, gjithashtu reagoi për paraqitjen e re të djalit të tij në rrjetet sociale.

“I shëndetshëm ka qenë prej vitesh. Mendërisht dhe fizikisht”, ka komentuar ai.

Në fillim të kësaj jave, fansat u tronditën kur panë reperin e “White Iverson” duke u dukur shumë më i dobët pasi një video u shfaq në rrjetet sociale ku ai performonte “I Fall Apart” në Sydney, Australi.

“Sapo pashë një video të Post Malone në një shfaqje. Ai duket keq. Ka humbur shumë peshë”, tha një fans.

“Jam paksa i shqetësuar sepse ke humbur shumë peshë. Qëndro i shëndetshëm”, shtoi tjetri.

“Ai duket më i shëndetshëm tani”, tha një tjetër fans. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco