“Je e vetmja dashuri” nga Getinjo dhe Ana për tri ditë arrin mbi një milion klikime në YouTube

“Je e vetmja dashuri” nga Getinjo dhe Ana për tri ditë arrin mbi një milion klikime në YouTube

15:43, 07/02/2023

Ata vetëm pak ditë më parë publikuan videoklipin e këngës së tyre “Je e vetmja dashuri”.

Bëhet fjalë për artistët e njohur shqiptarë, Getinjo dhe Ana Kabashi, të cilët këtë bashkëpunim e realizuan brenda shtëpisë së famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ky projekt pati një rezultat të jashtëzakonshëm, ndonëse për pak ditë kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.

 

Për këtë janë shprehur të lumtur edhe protagonistët e kësaj kënge, që duken të lumtur nga ky fakt.

Edhe pse ishte modifikuar në një formë më ndryshe, dueti i tyre pati reagime të shumta pozitive.

Veç kësaj, dyshja kanë premtuar edhe këngë të tjera që pritet të vijnë ditëve në vazhdim.

Ana përndryshe gjatë qëndrimit në BBVK ka qenë shumë e pëlqyer, me ç’rast fitoi edhe më shumë zemrat e publikut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco