Luizi i përmendi ish të dashurin, si reagoi Olta Gixhari: S’është konfirmuar asnjëherë

Luizi i përmendi ish të dashurin, si reagoi Olta Gixhari: S’është konfirmuar asnjëherë

11:18, 06/02/2023

Aktorja Olta Gixhari ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e ‘Big Brother1’, Olsi Mingomataj i njohur si ‘Olsi i Noçes’.

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurrent, por nuk zgjati më shumë se 4 muaj pasi aktorja ndihej më superiore se ai.

 Ndërkohë gjatë një bisede mes banorëve në BBV ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.

Menjëherë reagoi Olta Gixhari e cila i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

Olta: Mos përmend emra

Luiz: Ka dalë publike

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë….

Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco