Ish-fituesi i Big Brother zbulon 'komplotin' e produksionit ndaj Luizit

Ish-fituesi i Big Brother zbulon 'komplotin' e produksionit ndaj Luizit

21:31, 05/02/2023

Këngëtari Luiz Ejlli prej hyrjes në Big Brother VIP është bërë kryetemë e të gjitha mediave shqiptare, dhe ka fituar një përkrahje jashtëzakonisht të madhe edhe te publiku.

Ai tashmë ka krijuar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe njëzëri thuajse janë të gjithë publiku se Luizi duhet të jetë fituesi.

Megjithatë ka disa prej tyre që dyshojnë, jo në Luizin, por në produksionin se po i bën “komplot” këngëtarit dhe se po e luftojnë atë, shkruan Reporteri.net.

Ish-fituesi i Big Brother Albania 3, Jetmir Salaj, ka publikuar një foto ku thotë se Olta është shoqe me prezantuesen Arbana Osmani.

“Gjykoni vet sa interesat personale dominojnë mbi interesin publik”, ka shkruar ndër të tjera ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco