Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit: Jam mësuar me një si puna jote atje brenda

Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit: Jam mësuar me një si puna jote atje brenda

17:59, 05/02/2023

Si gjithmonë banori i cili eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ftohet në “Fan Club” për të treguar eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.

E eliminuara e djeshme ishte Efi, ku duket se nuk ka pasur dhe një përballje të mirë me opinionisten e programit e cila ishte pikërisht motra e Olta Gixharit.

Gazetarja e ka treguar haptazi mospëlqimin për ish-konkurrenten e “Për’puthen” duke ngritur tonin e zërit dhe duke iu kundërvënë në përgjigjet e saj.

Gjatë emisionit vajzat patën gjithashtu dhe përplasje me njëra- tjetrën.

“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi Gertës.

“Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”

“S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco