Dy të miturit shqiptar e serb përleshen për një qen, pësojnë lëndime

Dy të miturit shqiptar e serb përleshen për një qen, pësojnë lëndime

23:49, 03/02/2023

Policia në rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se dy të mitur, një shqiptar e një serb, në fshatin Mogillë të Kllokotit kanë pësuar lëndime pas një përleshje fizike rreth një qeni.

Sipas policisë, të dy të miturit kanë marrë tretman mjekësor, ku i mituri serb B.D., është dërguar për tretman mjekësor në Pasjan, kurse i mituri shqiptar L.E., pas ndihmës së parë të marrë në viti është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

“Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco