‘Syri Showbiz’/ Pesë lajmet më të klikuara të javës, Luiz Ejlli ‘thyen’ rrjetin

‘Syri Showbiz’/ Pesë lajmet më të klikuara të javës, Luiz Ejlli ‘thyen’ rrjetin

14:34, 03/02/2023

Fusha e showbizit dhe e mediave rozë gjithmonë ka shfaqur një rëndësi të veçantë te publiku, sidomos kur në të trajtohen tema disi të ‘nxehta’. Që nga nisja e formatit të ‘BBV’ personazhet e tij janë kthyer në sencacion të publikut duke numëruar kështu mijëra klikime.

Pa diskutim, gjatë këtij sezoni personazhi më i diskutuar është Luiz Ejlli, i cili ka arritur të fitojë zemrat e publikut shqiptarë.

Më poshtë, listojmë pesë nga lajmet më të klikuara të javës nga 'Syri.net':

1. Martesa e Luizit dhe Kiarës

Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre. Kristi celebroi çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë. Nodhi kjo e cila u përfol shumë nga pjesa më e madhe e njerëazve të cilt e konsideruar si ‘moment historik’ pasi kishin dëshirë prej kohësh që të ndodhte diçka e tillë.

Image

2.Doktor Berisha uron publikisht 'martesën' e Luizit dhe Kiarës: Një demokrat i njohur, artist i padiskutueshëm

Luiz Ejlli pa diskutim është një nga emrat më të lakuar në mediat rozë, që nga hyrja në edicionin e dytë të ‘BBV‘. 'Bëmat' e tij apo humori i cili e karakterizon kanë bërë që mijëra shqiptarë të afeksionohen ndaj figurës së artisit. Pas martesës me Kiarën, ka qenë kryedemokrati Sai Berisha i cili ka uruar publikisht artistin shkodran
“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”-është shprehur Berisha.

Image

3. Luiz Ejllli arrin miliardin e parë të klikimeve në këtë rrjet social

Luiz Ejlli është njëri prej personazheve më të komentuar në shtëpinë e Big Brother dhe është kthyer në një sencacion tek gjithë shqiptarët.Me zgjuarsin, humorin dhe strategjin e tij të lojës ai ka bërë për vete një popull të tërë të cilët pa pikë hezitimi po i dhurojnë përkrahje maksimale.Emri i tj është shikuar plot 1 miliard herë në rrjetin social ‘Tiktok’, një shifër kjo jo e vogël duke qenë se Luizi është i mbyllur dhe ka arritur ti mposhtë gjithë personalitetet e famshme shqiptare të Tiktokut që rrinë me orë të tëra aktiv.

Image

4. VIDEO/ Kënga e Luiz Ejllit në TOP 3 këngët më të klikuara të Eurovision në janar

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2013, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë. Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” të këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli, i cili kishte përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë. Që pas hyrjes së tij në spektkalin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një senzacion në rrjetet sociale, me ç’rast fansat kanë nisur të shprehin interesimin për edhe karrierën e tij të dikurshme.

Image

5. Zyrtarisht ‘luftë’ mes Oltës dhe Luizit, aktorja ofendon dhe kërcënon hapur këngëtarin

Një debat i ashpër ka nisur mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit. Dyshja ishin ulur duke diskutuar në oborr rreth ‘miqësive’ që kanë krijuar në shtëpi, ku Olta i përmendi Luizit, Efin dhe Kiarën dhe i tha se ka frikë të rrijë vetëm. Përgjigja e Luizit ishte gjithashtu e ashpër, ku ai i tha Oltës se nuk ka miq në shtëpi. më tej ishte Olta ajo që e quajti Luizin “mi” dhe i tha t’i kërkojë ndihmë shokëve të tij, për t’i sjellë një dron. Këtu Luizi bëri një koment për Oltën, të cilin ajo nuk e priti aspak mirë dhe shpërtheu në ofendime dhe kërcënime.

Klea Sula/ syri.net

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco