Bebe Rexha shkëlqen në ‘Grammy Awards 2023’ (FOTO)

Bebe Rexha shkëlqen në ‘Grammy Awards 2023’ (FOTO)

14:14, 03/02/2023

Bebe Rexha mori pjesë në  ‘Grammy Awards 2023’ të organizuar nga BMG, e cila u mbajt në Candela La Brea në Los Angeles.

Artistja 33-vjeçare u pa për herë të parë teksa pozoi për një set fotografish në tapetin e kuq të eventit, gjatë të cilit iu bashkua edhe miku i saj i mirë, Adam Lambert. Kantautorja me origjinë shqiptare u ngjit në skenën kryesore të ngjarjes për të performuar për të pranishmit e tjerë, shkruan DailyMail.

Rexha ka veshur një fustan të zi që i tregonte një pjesë të vogël të pjesës së sipërme të gjoksit. Veshja e përmbante gjithashtu një pjesë të poshtme me thekë që tregonte kofshët e saj të tonifikuara.

Këngëtarja qëndronte e sigurt mbi një palë këpucë me taka të larta që përputheshin me tonin dominues të veshjes së saj. Pamjes i dhanë pak shkëlqim edhe vathët prej argjendi që shkëlqenin. Flokët e saj bjonde ishin lënë të lirshme mbi supe dhe i dhanë pak ngjyrë veshjes së saj të errët.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco