VIDEO/ Doktor Berisha uron publikisht 'martesën' e Luizit dhe Kiarës: Një demokrat i njohur, artist i padiskutueshëm

VIDEO/ Doktor Berisha uron publikisht 'martesën' e Luizit dhe Kiarës: Një demokrat i njohur, artist i padiskutueshëm

13:32, 03/02/2023

Luiz Ejlli pa diskutim është një nga emrat më të lakuar në mediat rozë, që nga hyrja në edicionin e dytë të ‘BBV‘. 'Bëmat' e tij apo humori i cili e karakterizon kanë bërë që mijëra shqiptarë të afeksionohen ndaj figurës së artisit.

Dy ditë më parë, si gjysmë lojë e gjysmë realitet, Luizi dhe Kiara i thanë “PO” njëri-tjetrit para dëshmitarëve që ishin banorët e shtëpisë dhe i gjithë publiku shqiptar, teksa i dhuruan njëri-tjetrit edhe puthjen e parë.

Një urim të përzemërt i erdhi edhe nga ana e doktor Berishës i cili teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Kështu, Berisha mori disa sekonda për t’i uruar çiftit dashurinë. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu siç ka qarkulluar në media prej disa kohësh.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”-është shprehur Berisha.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj

Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit!

Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?

Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco