VIDEO/Kënga e Luiz Ejllit në TOP 3 këngët më të klikuara të Eurovision në janar

VIDEO/Kënga e Luiz Ejllit në TOP 3 këngët më të klikuara të Eurovision në janar

23:50, 02/02/2023

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.

E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2013, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.

Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” të këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli, i cili kishte përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.

Që pas hyrjes së tij në spektkalin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një senzacion në rrjetet sociale, me ç’rast fansat kanë nisur të shprehin interesimin për edhe karrierën e tij të dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” ka ngjallur një interes të madh te publiku pas hyrjes së tij në BBVA, ku përbrenda një muaji ajo ka arritur më shumë se një milion klikime.

Kënga kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco