Shakira 'bën për spital' të dashurën e re të Pique, 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë

Shakira 'bën për spital' të dashurën e re të Pique, 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë

18:58, 31/01/2023

E dashura e Gerard Pique, Clara Chia Marti u dërgua me urgjencë në spital pas një sulmi të rëndë ankthi.

Këtë e ka bërë të ditur “El Periodico”, e cila ka zbuluar se 23-vjeçarja nuk mundi ta përballojë më presionin e shtypit dhe fansave, pas publikimit të këngës “Music Session #53”, në të cilën Shakira e sulmon hapur për shkak të lidhjes së saj me ish-futbollistin.

Mesa duket studentja ndodhet në një klinikë private në Barcelonë. Së fundi është përfolur edhe për një shtatzëni të Clara, e cila është parë me ish-mbrojtësin në një farmaci. Megjithatë, me shumë mundësi, çifti po kërkonte një ilaç kundër ankthit përpara shtrimit në spital.

Sipas thashethemeve, partnerja e re e Pique mezi del nga shtëpia për shkak të skandalit që ia ka kthyer jetën përmbys. Ndërkohë para disa ditësh futbollisti ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën e tij, ku komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Kujtojmë se lidhja e Piques me Clarën ka nisur paralelisht, teksa ai bashkëjetonte me Shakirën dhe dy djemtë e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco