Premtimi i Keanu Reeves për filmin e radhës 'John Wick'

Premtimi i Keanu Reeves për filmin e radhës 'John Wick'

15:53, 31/01/2023

“John Wick: Chapter 4” do të jetë një film shumë emocionues për fansat e sagës. Kështu thotë Keanu Reeves, protagonisti kryesor, i cili premton se filmi i radhës “do të ketë më shumë aksion se çdo film i mëparshëm i sagës”.

Por, jo vetëm armë zjarri. Reeves ka zbuluar se edhe niveli i arteve marciale do të jetë një shkallë më lart.

“John Wick Chapter 4 ka qenë roli më i vështirë që kam pasur në planin fizik. Jam stërvitur për të qenë i kompletuar në të gjitha aspektet: arte marciale, pilotim makine, përdorim armësh… Ka qenë një eksperiencë shumë argëtuese”, tha Reeves, i cili interpreton në këtë sagë një vrasës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco