Më në fund, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas tregojnë portretin e vajzës së tyre

Më në fund, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas tregojnë portretin e vajzës së tyre

13:21, 31/01/2023

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kanë ndarë me të gjithë portretin e vajzës së tyre të vogël, Malti Marie, në ceremoninë e zhvilluar për nder të vëllezërve Jonas.

Nick Jonas dhe vëllezërit e tij u nderuan në Hollywood Walk of Fame dhe sigurisht, e gjithë familja e tij shkoi për ta mbështetur dhe pikërisht në këtë event, vajza e tij Malti u fotografua në prehërin e së ëmës.

Malti ka lindur në 23 janar të vitit 2022, kur Priyanka njoftoi ndjekësit në Instagram se ajo dhe John ishin bërë prindër të një vajze, falë një nëne surrogate. Çifti, për shumë kohë, e mbajti portretin e saj privat dhe kërkuan edhe mirëkuptimin e paparacëve për të mos e fotografuar dhe publikuar portretin e vogëlushes.

Tanimë, duket se çifti ka vendosur ta prezantojë të bijën me botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco