Ndërron jetë komedianja e famshme amerikane

Ndërron jetë komedianja e famshme amerikane

09:36, 31/01/2023

Cindy Williams , e bërë e famshme për portretizimin e Shirley-t në filmin jashtëzakonisht të njohur “Laverne & Shirley” ka vdekur mbrëmë.

“Vdekja e nënës sonë të sjellshme, gazmore, Cindy Williams, na ka sjellë trishtim të pakapërcyeshëm që nuk mund të shprehej kurrë me të vërtetë.

 

“Njohja dhe dashuria ndaj saj ka qenë gëzimi dhe privilegji ynë. Ajo ishte e veçantë, e bukur, bujare dhe zotëronte një sens humori të shkëlqyer dhe një shpirt vezullues që të gjithë e donin” thuhet në njoftimin e familjes.

Shfaqja “Laverne & Shirley” ishte komedia më e ndjekur në Shtetet e Bashkuara dhe fitoi 6 nominime për Golden Globes dhe një Emmy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco