Pas skandalit, Adam Levine dhe Behati Prinsloo mirëpresin fëmijën e tretë!

Pas skandalit, Adam Levine dhe Behati Prinsloo mirëpresin fëmijën e tretë!

08:17, 31/01/2023

Modelja e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo dhe këngëtari i Maroon 5 mirëpritën së fundmi fëmijën e tyre të tretë, raporton People.

Në shtator të vitit 2022 u bë publik lajmi se modelja, 34 vjeçe, ishte shtatzënë me foshnjën nr. 3 – në të njëjtin muaj që burri i saj pranoi se u dërgonte grave mesazhe flirtuese.

Rrëfimi i këngëtarit 43-vjeçar erdhi një ditë pasi modelja e Instagramit, Sumner Stroh, pretendoi përmes TikTok se kishte një lidhje me Levine.

Fituesi i Grammy-t mohoi një marrëdhënie fizike me Stroh-un, por megjithatë deklaroi:

“Përdora gjykim të dobët dhe fola me dikë tjetër në mënyrë flirtuese.”

Këngëtari i “She Will Be Loved” vazhdoi të tregojë se si Prinsloo dhe vajzat Dusty dhe Gio ishin “gjithçka” që atij i intereson.

“Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua, do të ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë.”

Çifti u martua në korrik të 2014-ës, dhe përkatësisht në 2016 dhe 2018, sollën në jetë vajzat Dusty dhe Gio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco