Ilir Shaqiri komenton lojën e Luizit në 'BBV': Ja ndryshimi mes nesh

Ilir Shaqiri komenton lojën e Luizit në 'BBV': Ja ndryshimi mes nesh

13:54, 29/01/2023

Fituesi i “BBV1”, Ilir Shaqiri ka folur së fundmi për pretendentin kryesor për të fituar “BBV2”, Luiz Ejllin. Ky i fundit e ka komentuar më herët në shtëpi Ilirin dhe tani është radha e këtij të fundit të japë komentin e tij.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Iliri foli për lojën e Luizit dhe ndryshimin me tij dhe këngëtarit.

“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij. Ama, mendoj që ai ka një super-durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe do ta bëjë që të jetë on top. Ne na erdhi çdo gjë shumë natyrale, nuk u kacafytëm, nuk u masakruam që ditët e para sepse asnjëri prej nesh nuk njihte tjetrin dhe asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje. Këtë vit kanë ardhur më të përgatitur”-tha Ilir Shaqiri.

Kujtojmë Luiz Ejlli është kapur me ish-banorët e “Big Brother Vip 1”. Këngëtari është shprehur në një bisedë me Efin se Ilir Shaqiri edicionin e parë të spektaklit u shpall fitues jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të “papjekurisë” së Donald Veshajt. Sipas Ejllit, Iliri ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.

“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,”-shtoi Luizi.

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

Gjatë një bisede me Bjordin, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që reagoi nga personazhet e përmendura ishte Beatrix Ramosaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco