Ylli ndërkombëtar fton Luana Vjollcën në dasmën e saj

Ylli ndërkombëtar fton Luana Vjollcën në dasmën e saj

10:55, 29/01/2023

Luana Vjollca së shpejti do të marrë pjesë në një ceremoni martesore, krahas shumë personazheve të njohur botëror. Moderatorja shqiptare ka marrë një ftesë nga ylli ndërkombëtar Lele Pons, për të qenë në dasmën e saj.

Këtë e bëri me dije vetë Luana e cila ka ndarë në Instastory një foto të ftesës së ardhur.

“Mezi po pres,”-shkruan Vjollca krahas imazhit të ftesës, duke etiketuar edhe dy artistët e njohur.

Image

Sakaq moderatorja Luana Vjollca këtë sezon ka qenë e angazhuar me programin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan. Ndërsa nuk dihet lidhja e saj me yllin botëror, aq sa për të marrë pjesë në dasmën e saj.

Nga ana tjetër Lele Pons dhe Guaynaa së shpejti do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Çifti i famshëm u fejua para dhjetëra mijëra njerëzve gjatë Tomorrowland 2022. Për momentin e paharrueshëm Guaynaa u ul në një gju dhe e pyeti këngëtaren venezueliane nëse donte të martohej me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco