Diskutuan nominimet, 'Vëllai i Madh' dënon Oltën dhe Luizin

Diskutuan nominimet, 'Vëllai i Madh' dënon Oltën dhe Luizin

09:39, 29/01/2023

“Vëllai i Madh” ka dënuar Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin. Që nga ky moment deri në një vendim të dytë as njëri as tjetri nuk do të kenë buxhet personal.

Që do të thotë që edhe për cigare dhe ushqim do të jenë “në dorë” të banorëve të tjerë. Dyshja u dënuan pasi gjatë javës diskutuan mbi personat që duhet të nominojnë gjë që është e ndaluar në formatin “Big Brother”.

Këtë vendim Olta dhe Luizi nuk e pritën shumë keq, përpos merakut të “cigareve” të Luizit. Por, edhe kjo sikur u zgjidh pasi banorët u shprehen se ai ka cigare të fshehura në shtëpi.

Edhe për banorët e tjerë buxheti nga prova e javës do të jetë 50%, pasi nuk e zhvilluan sic duhet përkujdesjen për bebin kukull.

Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Armaldo dhe Kiara.

E gjithë lufta duket se bëhet kush do të triumfojë midis Oltës dhe Luizit. Edhe vetë ata e pranojnë që ekziston një ndarje e tillë brenda shtëpisë.

Në një bisedë, Amosi i ka drejtuar këtë pyetje aktores: Ku mendon që do shkojë kjo lufta jonë me grupin?

Ndërkohë Olta Gixhari “shfajsohet” duke thënë se ata i binë në qafë asaj dhe kjo e fundit as që u përgjigjet provokimeve të tyre.

“Unë nuk ngacmoj asnjë. Efi në mënyrë të tmerrshme. Nuk i kam kthyer as përgjigje,”-u shpreh Olta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco