Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

09:27, 29/01/2023

Në një intervistë dhënë së fundmi, eksperti i IT-së, Said Duleviç, renditi disa histori që kanë rritur audiencën e “Big Brother Vip” dhe kanë gjeneruar shumë klikime.

Ai renditi si kryesoren, mbrëmjen e përjashtimit të Kejvinës nga “Big Brother VIP”, ndërsa bëri një krahasim në klikime për historitë e dashurisë të “BBV1” dhe “BBV2”.

Më të përfolurit e edicionit të parë janë sigurisht çifti Bora-Donald e më pas edhe Beatrix, ndërsa të këtij edicioni dyshja Luiz-Kiara. Sipas tij, këta të fundit kanë arritur më shumë shikueshmëri dhe klikime se Donaldi, Bora dhe Beatrix.

“Ndjekje rekord Big Brother ka pasur në datën 17 janar që përkon me përjashtimin e Kejvinës nga formati. Po ashtu historia e sëmundjes së Luizit solli shumë ndjekës të kësaj historie.

Fillimisht Luizi u mor inat dhe të gjithë ju kthyen kundër, por më pas e gjithë situata u kthye pro Luizit. Më tej historia e tij me Kiarën është më tepër e ndjekur se historia e çiftit Bora-Donald-Betriks të një viti më parë”, tha eksperti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco