Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e ekipit të Romës

Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e ekipit të Romës

14:17, 28/01/2023

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka marrë sërish vëmendje me një dalje të radhës.

Modelja dhe influencuesja e famshme shkoi për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së saj e shoqëruar nga ylli i NBA-së, Tristan Thompson.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Kim u pa e veshur me fanellën e ekipit të Romës nga sezoni i vitit 97/98.

 

Foto: SplashNews.com

Sipërmarrësja, modelja dhe influencuese amerikane në daljen e saj u pa me ish-partnerin e motrës së saj Khloe, Thompson ndërsa me krenari veshi fanellën e ekipit italian të futbollit.

Kim shkoi për të parë një lojë basketbolli të vajzës North, e cila ka lindur në 2013 nga lidhja e yllit me reperin amerikan, Kanye West.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco