Si kishte lindur konflikti mes Dafina Zeqirit dhe Xhuli Nurës, ku ‘mollë sherri’ ishte bërë ish-i dashuri i përbashkët?

Si kishte lindur konflikti mes Dafina Zeqirit dhe Xhuli Nurës, ku ‘mollë sherri’ ishte bërë ish-i dashuri i përbashkët?

09:33, 26/01/2023

Modelja Xhuli Nura bëri një deklaratë të fortë të enjten në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Teksa ishte duke diskutuar me banorët e tjerë, bukuroshja me prejardhje nga Drenica kujtoi se si një herë e kishte rrahur Dafina Zeqirin në vitin 2008 dhe shkaku i kësaj ende nuk flet me të.

Ajo tha se kjo kishte ndodhur shkaku i një mosmarrëveshjeje që dy vajzat kishin me njëra-tjetrën, e që mesa duket lidhej me ish-të dashuri ne Dafinës, sipërmarrësin Krenar Çoçaj.

Por si lindi konlfikti mes Dafinës dhe Xhulit?
 

Rikthehemi te një intervistë e vitit 2010 që Nura kishte dhënë për Revistën “Panorama“, ku kishte treguar arsyet e konfliktit me Dafinën.

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, kishte thënë Xhuli në vitin 2010.

Ajo në atë kohë kishte shtuar se këngëtarja Dafina Zeqiri me Krenarin është njohur përmes saj dhe stilistit, Armendit. Gjithashtu më tej, Xhuli zbulon se ka qenë pikërisht Dafina ajo e cila ka tentuar dy vite radhazi që ta sulmojë atë nëpër klube të ndryshme ku kanë qëndruar, dhe e ka ofenduar në mënyra të ndryshme, kurse modelja, sipas saj, deklaronte që i’u është shmangur gjithmonë provokimeve dhe zënkave”.

“Sa i përket shpifjeve të Dafina Zeqirit nuk kam çfarë të shtoj, sepse kam punë më të mençura të bëjë sesa të shpenzojë kohë kot me gjëra që nuk ia vlejnë. E gjitha që dua të them është se me kohë gjërat do të dalin në shesh, dhe e vërteta do të dihet”, kishte thënë Xhuli për Telegrafin në vitin 2011 e pyetur rreth kësaj teme.

Ndërkohë, në vitin 2011 kur Dafina ishte pyetur për një fotografi të ish-të dashurit të saj (Krenarit) Xhulin, ishte shprehur se nuk e njeh personalisht dhe se kishte dëgjuar për të vetëm nga të tjerët.

“Ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! S’më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, ishte shprehur aso kohe Dafina.

Zeqiri përndryshe bëri edhe sot (e enjte) një reagim lidhur me deklaratën e XHulit, duke publikuar një video duke bërë ‘twerk’ në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Bushtrat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë, bo*a bo*a”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco