Rona Nishliu: Gjikla, do të mbaj mend si njeri shumë dashamirës dhe mbështetës

Rona Nishliu: Gjikla, do të mbaj mend si njeri shumë dashamirës dhe mbështetës

10:37, 06/12/2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu është shprehur e prekur për vdekjen e artistit dhe drejtorit menaxhues të Telegrafit, Arlind Gjikolli-Gjikla.

Nishliu përmes një postimi në rrjete sociale tha se Gjiklën do ta mbaj në mend si një njeri shumë dashamirës dhe mbështetës.

Tutje këngëtarja tha se e kishte mbështetjen e pakursyer të Gjiklës në çdo projekt të saj.

“Gjikla, do të mbaj në mend si njeri shumë dashamirës dhe mbështetës, çdo herë mbështetjen e pate të pakursyer për projektet e mia. Shumë keq që kaq herët na le…Ngushëllime familjes e shoqërisë”, ka shkruar Rona në ngushëllimin e saj.

Ndryshe, Gjikla ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” … janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.

Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës.Në dhjetë vjetët e fundit, Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit. Si person që jetonte me kohën dhe që donte përparimin, ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij portali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco