Netflix bën film historinë tronditëse të dy refugjateve siriane

Netflix bën film historinë tronditëse të dy refugjateve siriane

19:18, 05/12/2022

“Ndonjëherë, qëllimi juaj në jetë është shumë më i madh se sa keni imagjinuar,” thotë Yusra Mardini, refugjatja siriane dhe kampione olimpike e notit, historia e së cilës u shndërrua në një film të Netflix.

Kur ajo u kontaktuar nga platforma për të bërë filmin e shumëpërfolur për të dhe motrën e saj, kuptoi se ringjallja e historisë së saj nuk ishte e lehtë. “Nuk është sikur zgjohesh çdo ditë dhe mendon për atë që ke kaluar. Por kur e pashë në ekran për dy orë, ishte tepër e shpejtë. Por është një film për jetën e miliona refugjatëve, jo vetëm timen”.

Kjo është një histori shumë e vështirë, me një rrugëtim edhe më të vështirë. Jusra u rrit në Damask, me një ëndërr. Për të notuar në Lojërat Olimpike, të cilat ajo i shikoi në TV me babanë e saj notar profesionist. Ajo filloi të stërvitet në moshën 9-vjeçare, por në moshën 13-vjeçare filloi lufta civile në vendin e saj. “Shtëpia jonë u shkatërrua, shkuam të jetonim me gjyshen dhe shkolla ose pishina ishin vende veçanërisht të rrezikshme.”

Në këto kushte kaluan 4 vite dhe asaj iu desh të merrte një vendim të vështirë me motrën e saj Sarën. Për të kërkuar siguri në Europë. “Duhet të rrezikonim gjithçka për të drejtat tona themelore të njeriut. Të lëmë familjen, miqtë, gjërat”. Ato e nisën në gusht 2015, në një rrugëtim që zgjati 25 ditë.

Ato u nisën për në Turqi, së bashku me 18 persona të tjerë në një varkë. Diku në gjysmë të rrugës, motori u prish dhe notuan me orë të tëra derisa gjetën tokë. “Në atë moment nuk mendoni për asgjë tjetër përveç se si do të mbijetoni ju dhe njerëzit me ju”. Ato mbërritën në Lesvos, ku u privuan nga uji dhe ushqimi për 3 ditë. Në fund u ndihmuan nga një grua e re kur një restorant i dëboi dhe prej andej, ato arritën në Berlin, në jetën e tyre të re. Vajzat menduan se do të qëndronin për një kohë dhe do të ktheheshin shpejt në shtëpi, por fatkeqësisht ky opsion nuk erdhi kurrë. “E vetmja gjë që më bëri të ndihem si në shtëpinë time ishte noti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco