E dashura e Putin shfaqet në publik pas shumë kohësh dhe surprizon me pamjen

E dashura e Putin shfaqet në publik pas shumë kohësh dhe surprizon me pamjen

17:14, 05/12/2022

E dashura e Putinit, Alina Kabaeva u shfaq në publik pas një kohe të gjatë dhe shumë venë re se ajo duket shumë ndryshe për shkak të operacioneve plastike.

Ajo mori pjesë në hapjen e qendrës së gjimnastikës në Soçi.

"Të gjithë komentuan për pamjen e saj. Ajo po përpiqet të ngushtojë fytyrën e saj të gjerë. Është e qartë se rezultatet e operacioneve plastike janë jashtëzakonisht të këqija", tha një burim për paparazzi.ru.

Në njërën nga fotot shihet se ajo në xhaketë mbante një karficë në formën e shkronjës Z, duke mbështetur kështu Rusinë. Kujtojmë se Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përfshiu Alinën në listën e personave të sanksionuar pasi ajo i përket rrethit të ngushtë të udhëheqjes së Federatës Ruse.

Lajmi për lidhjen e dashurisë midis Vladimir dhe saj u publikua në vitin 2008. Korrespondenti Moskovsky deklaroi se presidenti planifikon të divorcohet nga Lyudmila dhe të martohet me Alina. Ai i mohoi këto akuza.

Divorci u finalizua pesë vjet më vonë, dhe mediat e përmendura ndërpritën së punuari ndërkohë. Vladimiri dhe Alina nuk e kanë konfirmuar asnjëherë zyrtarisht se janë në një lidhje.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco