'Di shumë gjëra'- Semi Jaupaj flet për sekretet e Bora Zemanit

'Di shumë gjëra'- Semi Jaupaj flet për sekretet e Bora Zemanit

16:43, 05/12/2022

Semi Jaupaj ishte e ftuar në spektaklin “Zemër Luana”.

Semi këtë mbrëmje dhuroi një larmishmëri emocionesh, ajo foli për jetën e saj personale, për projektet e reja, për të kaluarën, por jo vetëm kaq. Në një sfidë me zbulimin e sekreteve të personazheve të ndryshëm, Semi duhej të tregonte një sekret ose të pinte një shots.

Dy nga këto personazhe ishin Bora Zemani dhe Donald Veshaj, por doni ta dini reagimin që bëri Semi, edhe pse shotsat ishin me shije nga më të çuditshmet sërish këngëtarja preferoi të kthente nga një shots për të mos folur për çiftin, por për Borën e tha një gjë sekrete: që moderatores i di shumë sekrete.

Domosdo pasi tashmë të gjithë e dinë që janë shoqe të ngushta.

Semi Jaupaj ishte e ftuar në “Goca dhe Gra’ ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë. Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është ‘single’ dhe për momentin “nuk ka të dashur“.

Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

 “Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja,”– tha Semi.

    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco