Disa serbë ”tërbohen” nga postimi i fundit i Rita Orës

Disa serbë ”tërbohen” nga postimi i fundit i Rita Orës

10:06, 05/12/2022

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar në TikTok një video në të cilën ka përdorur “efektin” e shqiponjës dhe disa serbë, përdorues të Twitter-it, janë tërbuar nga veprimi i këngëtares shqiptare.

Ata e kanë cilësuar këtë veprim të Orës si provokim ndaj Serbisë, ekipi kombëtar i së cilës u eliminua nga Botërori i Katarit pas humbjes nga Zvicra.

 “E dashur Rita, më vjen keq që ta prish këtë video, por Shqipëria nuk u kualifikua në Botëror 2022. Nuk e di pse të shqetëson kaq shumë që Shqiponjat po rikthehen në shtëpi”, shkruan një përdorues serb në Twitter.

Ndonëse nuk ka gjasa që Rita të ketë pasur për qëllim të provokojë serbët, disa persona e kanë fyer këngëtaren.

“Çfarë të presësh nga një vajzë që gënjeu se ishte refugjate dhe viktimë e luftës dhe u nis për në Angli dy vjet para luftës”, tha një përdorues tjetër serb në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco