‘Do isha në burg po të më kapnin’/Rrëfen Don Phenom gabimin më të madh të jetës së tij

‘Do isha në burg po të më kapnin’/Rrëfen Don Phenom gabimin më të madh të jetës së tij

12:21, 04/12/2022

Së fundmi Don Phenom ishte i ftuar në ”Glamur Zone”.

Ai ka folur për të kaluarën e tij ku dhe ka rrëfyer gabimin më të madh të jetës. “Kur kam qenë pak më i vogël, kam bërë disa sherre që do më kishin marrë në qafë, do isha brenda po të më kishin kapur. Shyqyr Zotit, e kam kaluar atë pjesë dhe jam fokusuar në muzikë dhe karrierë”-tha ai. Ai ka folur  rreth jetës së tij personale dhe karrierën e suksesshme në muzikë. Ai  është marrë gjithmonë më muzikë, kryesisht me tekste në gjuhë të huaj por kënga në shqip për të nisi thjesht si një eksperiment.

 “Historikisht jam marrë me muzikë hip-hop, rrep, kam kënduar këngë anglisht. Pas një kohe shokë e vëllezër më thanë hajde provo një këngë shqip e provova dhe shpërthyen pa dashje. Në fillim thjesht ishte eksperiment por është ndjenjë shumë e mire”– u shpreh reper.

 Projektet e tij muzikore kanë korrurr gjithmonë sukses duek u kthyer në hite. Reperi zbuloi se tashmë po merret me këngët për albumin e ri. Don theksoi se nje support i  madh ka qenë dhe familja ku i kërkoi dhe falje publikisht.  Ai është baba i një djali dhe  u shpreh se nuk ia merrte mendja të donte dikë kaq shumë:  “Është ndryshim interesant se nuk ta merr mendja që mundesh me e dasht dikë kaq shumë. Thjesht është një ndjenjë shumë e mirë. Kur nuk jam në takime ose në punë zakonisht jam me djalin”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco