Einxhel Shkira dhe Dj Dagz festojnë 11 muaj lumturi, moderatorja i dedikon fjalët e ëmbla partnerit te saj

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz festojnë 11 muaj lumturi, moderatorja i dedikon fjalët e ëmbla partnerit te saj

12:16, 03/12/2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz.

Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

Ky vit për çiftin ka qenë i mbushur plot me surpriza dhe shumë gjëra kanë ndryshuar.

Çifti shumë shpejt do të bëhen për herë të parë prindër të një djali dhe do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Disa ditë më parë Einxhel dhe Dagz organizuan “baby-shower”-in e vogëlushit të tyre me miq dhe familjarë por momenti më i bukur gjatë festës ishte kur ish-banori i propozoi moderatores për martesë.

Çifiti kanë kanë bërë plot 11 muaj që nga njohja e tyre brenda “BB VIP” dhe këtë ditë të veçantë për dyshen, ish-banorja ka ndarë për ndjekësit e saj disa foto të bëra gjatë festës ku shfaqet krahë Dj Dagz  teksa shkruan:

“Dashuria nuk ka nevojë për kohë….thjesht ndodh dhe dëshiron të jetë për gjithë jetën!!! Kështu ajo i tha “PO” një jete plot dashuri dhe lumturi 💍🤍 #11 muaj 👩🏻‍❤️‍💋‍👨🏼”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco