Megi Pojani shkëmben një puthje në buzë me partneren e saj në fund të performancës

Megi Pojani shkëmben një puthje në buzë me partneren e saj në fund të performancës

09:50, 03/12/2022

Këtë javë në “Dancing With The Stars”, konkurrentët nuk do të kërcenin me partnerët e tyre dhe Megi Pojani i surprizoi të gjithë me një kërcim me motrën e partnerit të saj, Lorit.

Të veshura njësoj me minifund, këmishë të bardhë dhe kollare të kuqe, vajzat erdhën me një tango argjentinase nën ritimin e këngës së Britney  Spears “One more time”. Në mbyllje të performancës Megi dhe Lori i befasuan të gjithë teksa shkëmbyen një puthje në buzë.

“E kishim vendosur që nëse kërcimi do të shkonte mirë, do ta festonim me një puthje”, tha Megi.

Aktorja u pëlqye shume nga juria, gjithashtu dhe balerina e cila mori komplimenta nga Dalina ku e përgëzoi që i mësoi Megit hapa që nuk ishin parë këto tetë javë. Nga juria vajzat morën pikët maksimale.

 “Ajo që pashë sot ishte se Lori ishte shumë e fortë, të ka bërë ty të nxjerrësh më të mirën tënde, kërceve aq bukur sa nuk kam një koment. Jurgeni të ka përkëdhelur shumë”, tha Valbona Selimllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco