Nga karriera, lidhja me Ben Affleck e deri tek fëmijët e saj, rrëfehet Jennifer Lopez

Nga karriera, lidhja me Ben Affleck e deri tek fëmijët e saj, rrëfehet Jennifer Lopez

13:30, 02/12/2022

Madje, ajo deklaroi se me punën dhe përparimin e saj të vazhdueshëm, dëshiron t’ua përcjellë të njëjtën filozofi edhe dy fëmijëve të saj, binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Max. Në thelb, mesazhi që ajo dëshiron të mbajë nga karriera e saj, siç tha ajo, është fakti se “me punë mund të arrish vërtet gjithçka”. Këto dhe shumë të tjera, Jennifer Lopez i ka zbuluar në videon e mëposhtme, teksa tregon hapësira nga shtëpia e saj luksoze dhe shijon çajin në oborrin e saj.Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Ylli latin i është përgjigjur 73 pyetjeve të American Vogue dhe na ka dhënë shumë informacione interesante, ndërkohë që nuk e fsheh dot se sa shumë është e dashuruar me Ben Affleck, pasi në çdo rast e përmendte të paktën tre-katër herë.

Biseda varionte nga ushqimet e preferuara në restorantet e Nju Jorkut deri tek ato që ajo do të donte që fëmijët e saj t’i mbanin prej saj.

Natyrisht, iu referua edhe performancat e saj të shumëpërfolura, por edhe se sa e stresuar mund të ndihet para çdo koncerti. 

Ajo ndau edhe këshillat më të mira të bukurisë që ka marrë ndonjëherë, ndërsa foli edhe për albumin e saj të ri të cilin e presim në vitin 2023.

Ndër të tjera ajo deklaroi se personi që e bën më shumë për të qeshur është burri i saj dhe se nëse do të donte një vazhdim, atëherë do të ishte “Gigli”, në të cilin ajo u takua dhe luajti me Affleck në vitin 2002. Por përveç këtyre, JLo ka përmendur edhe fëmijët e saj, gjë me të cilën nuk jemi mësuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco