Pasi Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, ja çfarë shkruan media britanike për të

Pasi Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, ja çfarë shkruan media britanike për të

11:56, 02/12/2022

BBC i ka kushtuar quiz-in e javës këngëtares Dua Lipa dhe lajmin e marrjes prej saj të nënshtetësisë shqiptare.

Pyetja e bërë nga BBC është: “Këngëtares britanike Dua Lipa i është dhënë nënshtetësia e cilit shtet tjetër, për promovimin e tij përmes muzikës dhe famës së saj?”

“Është kuizi i lajmeve javore – sa i keni kushtuar vëmendje asaj që po ndodh në botë gjatë shtatë ditëve të fundit?”, shkruan BBC.Po të vësh re kuizin deri tani, 18% janë përgjigjur për Kosovën dhe 11% për Bosnjen.“Saktë. Ishte Shqipëria. Prindërit shqiptarë të Kosovës të Dua Lipës u vendosën në Londër rreth vitit 1992, pas tensioneve në atdheun e tyre.

Shqipja mbeti gjuha e saj e parë dhe familja u kthye në Kosovë kur ajo la shkollën fillore.

Në mesin e adoleshencës, ajo u kthye në Londër për të ndjekur karrierën në muzikë.

Dua Lipa ka një gjyshe boshnjake. Presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se Lipa e kishte bërë vendin “krenar me karrierën e saj ndërkombëtare dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco